Aktualitet

‘Nisni procedurat për 13 tetorin’/ KQZ mblidhet nesër, shqyrton kërkesën e partive opozitare, bojkotojnë anëtarët e P

2 Gusht 2019, 11:51 Nga DOSJA
‘Nisni procedurat për 13 tetorin’/ KQZ mblidhet nesër,

TIRANË– Pas kërkesës së aleatëve të PD-së, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar një mbledhje ditën e nesërme.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00, ku edhe do të shqyrtohet kërkesa e partive opozitare për fillimin e procedurave për zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbledhja është thërritur nga kreu i KQZ-së Klement Zguri, ndërsa anëtarët e PS-së nuk do të jenë të pranishëm.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pershendetje,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 03.08.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimi: 1. “Për shqyrtimin e kërkesës paraqitur nga partia Republikane e Shqipërisë, partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim “Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019”.​

Dite te mbare!

Ditën e sotme aleatët e Lulzim Bashës i kanë dërguar një letër KQZ-së ku i kërkojnë që të nisë procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit. Basha i takoi në seli dhe i dha mesazhin se i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleatet e pd leter kqz komisioni qendror i zgjedhjeve kqz zgjedhjet lokale 2019 aleatet e pd leter kqz komisioni qendror i zgjedhjeve kqz zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll