Aktualitet

Në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen 8 shoferë në Tiranë (VIDEO)

2 Gusht 2019, 11:40 Nga DOSJA
Në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen 8 shoferë

Tiranë- Nga policia në Tiranë janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi dhe 1 për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po kështu janë pezulluar edhe 40 leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës godet një rast tjetër të mitëdhënës

Në funksion të patrullimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje për personat që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit, dhe shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidente, rrugoret e kryeqytetit po vijojnë patrullimet dhe verifikimet e shtuara në të gjithë territorin, ku vetëm gjatë 48 orëve të fundit, janë:

• arrestuar ne kushtet e flagrancës 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi dhe 1 për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• pezulluar 40 leje drejtimi nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• janë proceduar administrativisht 42 drejtues mjetesh për qarkullim me mjete me xhamat e parë të errësuar.

• proceduar administrativisht 6 drejtues mjetesh për sisteme shtesë pamore dhe zanore.

• vendosur 1 250 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar në fundjavë dhe më shumë durim nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht nga drejtuesit e mjeteve që kane si destinacion zonat bregdetare, të cilët duhet të zgjedhin orare dhe rrugë alternative të përshtatshme, jo pikun e trafikut, dhe të shmangin sa të mundin rrugët në të cilat po bëhen punime të ndryshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 shoferë në tiranë shoferë të dehur arrestohen 8 shoferë në tiranë shoferë të dehur

Sondazh

Poll