Politike

Avokati i Populli/ Kapedani: Qeveria nuk ka dhunuar të drejtat e njeriut

Pyetjes së deputetit demokrat Enkeled Alibeaj se a mendon se qeveria shqiptare ka dhunuar të drejtat e njeriut, Kapedani u shpreh se nuk mund të themi që ka një dhunim pasi nuk mund të flasim për kolektizim por ka gjëra për tu rregulluar.

15 Korrik 2022, 13:56 Nga e.k
Avokati i Populli/ Kapedani: Qeveria nuk ka dhunuar të drejtat e njeriut
Ermir Kapedani

TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore me kandidatët që kanë shfaqur interes për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit. Pyetjes së deputetit demokrat Enkeled Alibeaj se a mendon se qeveria shqiptare ka dhunuar të drejtat e njeriut, Kapedani u shpreh se nuk mund të themi që ka një dhunim pasi nuk mund të flasim për kolektizim por ka gjëra për tu rregulluar.

Ermir Kapedani: E parë në aspetin kolektiv nuk është dhunuese e të drejtave të njeriut, dhuna është një vepër penale dhe nuk mund të thuhet se duhet të dënohet kolektivishrt, sigurisht që në raste të caktuara ka shkelje të të drejtave por ato nuk mund të them 3 apo më shumë por për ti rregulluar këto të drejta është Avokati i Popullit që është një bashkupunues me qeverinë dhe jo opozitë.

ermir kapedani komisioni per avokatin e popullit

Sondazh

Poll