Politike

Amnistia fiskale, Berisha: Jemi kundër! Çunat do legalizojnë paratë e krimit

Berisha tha se nuk ka familje shqiptare që të ketë kursyer 2 milionë euro. 

15 Korrik 2022, 12:21 Nga k.m
Amnistia fiskale, Berisha: Jemi kundër! Çunat do legalizojnë
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se qëllimi i amnistisë fiskale që u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama është legalizimi i parave të krimit. Berisha tha se qeveria po godet biznesin e ndershëm por edhe reputacionin e Shqipërisë. Berisha tha se nuk ka familje shqiptare që të ketë kursyer 2 milionë euro. 

Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj Qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Në qoftë se siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë që mund të bëjë, qoftë edhe i paregjistruar, të mund të sigurisë 2 milionë euro kursime. Kjo ka vetëm një synim, që cunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

 

sali berisha amnistia fiskale

Sondazh

Poll