Politike

Si do vijnë paratë e amnistuara? Rama e ZBULON: Jo me thasë, përdoret sistem elektronik

Në fjalën e tij, në dëgjesën publike, Rama tha se paratë do të sillen me sistem elektronik, e jo me çanta. 

15 Korrik 2022, 13:34 Nga k.m.
Si do vijnë paratë e amnistuara? Rama e ZBULON: Jo me thasë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije detaje lidhur me mënyrën sesi do të sillen në Shqipëri paratë e emigrantëve. Në fjalën e tij, në dëgjesën publike, Rama tha se paratë do të sillen me sistem elektronik, e jo me çanta. 

Edi Rama: Ky sistem nuk ka fare njerëz në mes, është elektronik transparent. Se disa e imagjinojnë...do marrin cash në Londër, do vijnë me çanta me thasë, edhe do zbrazet Londra dhe do mbushet Tirana. Këtu raporti ëshët i thjeshtë dhe i qartë. Kalon tek banka të dhënat, është vetëdeklarim elektronik. Me përgjegjësinë ligjore dhe penale. Nëse dikush është në kategoritë e ndaluara, i humbasin paratë. Po ta bënin, po ku ta gjejmë, se nuk ka shqiptarë budallenj.

Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pasi u refuzua dhe u kundërshtua publikisht herën e parë që u propozua, u rikthye edhe njëherë me Këshillimin Kombëtar. Sipas projektligjit që ëshët prezantuar deri më tani, shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Projektligji parashikon në mënyrë jo shumë bindëse se politikanët dhe familjarët e tyre të afërt nuk do të mund të përfitojnë, por në kushtet e “familjarëve të afërt” kanë vendosur kriterin e gjendjes civile “në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

edi rama amnistia fiskale

Sondazh

Poll