Politike

Amnisti për Edi Ramën? Berisha: Jap fjalën e nderit, s'do ndodhë kurrë! Protesta gjatë verës? S'përjashtohet

Sali Berisha tha se nuk do të siguronte amnisti për kryeministrin Edi Rama nëse do të vinte në pushtet. Madje dhe e krahasoi me paraardhësin e tij, Fatos Nano.

15 Korrik 2022, 12:41 Nga k.m.
Amnisti për Edi Ramën? Berisha: Jap fjalën e nderit, s'do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Fronti Opozitar i Shpëtimit të Shqipërisë do të punojë fort edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij. Gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se nuk do të siguronte amnisti për kryeministrin Edi Rama nëse do të vinte në pushtet. Madje dhe e krahasoi me paraardhësin e tij, Fatos Nano.

Protesta të tjera gjatë verës? Berisha: Nuk përjashtohet, por ne duhet të punojmë që të zgjerohemi. Na pret i njëjti mekanizëm si Sri Lanka. Dokumentat janë. Përgjigjen do e japin qytetarët, sepse qeveria nuk mund të ishte kurrë me Edi Ramën se ai kishte firmosur për inceneratorët. Fronti Opozitar i Shpëtimit të Shqipërisë do të punojë fort edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij. Unë gjej rastin të falënderoj mediat, gazetarët, ju këtu, por edhe kolegët tuaj të cilët bëjnë një punë me guxim të jashtëzakonshëm në denoncimin e përditshëm të aferave të pafundme të kësaj qeverie, të oligarkëve të saj, të ndarjes së parave të këtyre qeveritarëve me klientelën e tyre, duke shfrytëzuar të gjallë dhe të vdekur që s’kanë asnjë lidhje me aferat e tyre. Nuk janë vetëm rastet e inceneratorëve, si rasti i Gjyste Serrmit, Gurakuqit, Hajdarit, rasti i Dervishit që është famoz, Edi Rama ka me ish-drejtorin e vet, bashkë me Veliajn, aferat korruptive më të paimagjinueshme. Merrni listën e punëve që ka kryer ky, nga stadiumi i Elbasanit, stadiumi tjetër, me radhë tek punët në rrugë dhe kudo. Pra, klientela dhe qeveria janë një në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Shpëtimi i Shqipërisë prej tyre është absolutisht emergjencë kombëtare. 

Amnisti për Edi Ramën, Berisha: Fatos Nano ishte burgosur për një dosje të përgatitur nga PS. Jap garanci fjalën e nderit se amnistri për Ramën nuk do të ndodhë kurrë. Fatos Nano ishte reformator i PS. Por në 2005 bëri një akt për t'u mbështetur. Kontribuoi për lirinë e PS, duhet vlerësuar. Së dyti, u bënë zgjedhjet, dha dorëheqjen edhe si kryetar. Unë nuk e amnistova, por as nuk i ndoqa aferat e Fatos Nano. Ligji i parë që do të votohet është heqja e parashkrimit për ministrat.

sali berisha

Sondazh

Poll