Politike

Avokati i Popullit/ Dervishaj: Fakti që vij nga opozita nuk do thotë që jam i kapur

Pyetjes së deputetit demokrat Enkeled Alibeaj se a i ka shleur të drejtat e njeriut qeveria shqiptare dhe në çfarë fushash ai u shpreh se kjo nuk mund të ndahet me thikë. Dërvishaj foli edhye për detyrën e tij si Këshilltar i Kreut të Shtetit dhe për betejat që tha se i ka fituar.

15 Korrik 2022, 12:25 Nga e.k
Avokati i Popullit/ Dervishaj: Fakti që vij nga opozita nuk do thotë
Bledar Dervishaj

TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore me gjithë kandidatët që kanë shfaqur interes për të qenë në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Bledar Dervishaj që aktualisht mban detyrën e Këshilltarit pranë Presidentit të Republikës gjatë fjalës së tij u shpreh se pavarsisht se ai vjen si pjesë e opozitës nuk duhet gjykuar dhe se nuk e pranonte një gjë të tillë.

Pyetjes së deputetit demokrat Enkeled Alibeaj se a i ka shleur të drejtat e njeriut qeveria shqiptare dhe në çfarë fushash ai u shpreh se kjo nuk mund të ndahet me thikë. Dervishaj foli edhe për detyrën e tij si Këshilltar i Kreut të Shtetit dhe për betejat që tha se i ka fituar.

PJESË NGA BISEDA NË SALLË:

Bledar Dervishaj: Fakti që vij nga opozita nuk do të thotë që jam i kapur dhe këtë nuk e pranoj nga askush. Kam një propozim konkret, a kam mundësi të vij këtu çdo muaj nëse zgjidhem Avokat i Popullit. Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me institucionet e tjera. Aty ku mbaron KLSH aty filklon Avokati i Popullit e kështu me çdo institucion. Gjatë këtyre 5 viteve që unë ushtroj detyrëbn e Këshilltarit të Presidentit janë p[ërballur dhe me çështje të forta që kanë prodhuar kriza siç e kanë quajtur dhe institucionet e brendshme dhe ato të jashtme".

Enkeled Alibeaj: Sipas mendimit tim Avokati i Popullit duhet të mbajë një anë. Pozicioni i Avokatit të Popullit për të mbrojtur popullin e bën atë që të jetë kundër qeverisë. A vlerësoni ju që qeveria shqiptare është dhubnuese e të drejtave të njeriut?

Bledar Derveshaj: Nuk mund të ketë një ndarje me thikë se cilat nga fushat janë shkelur më shumëm ku njëra fushë është ekspozuar më shumë gjatë një mandati qeverisës se një tjetër.

bledar dervishi

Sondazh

Poll