Politike

"Iu bëjmë njerëzve Vetting për këpucët"/ Rama ironi me Dhomën e Tregtisë: Po lexoja këta që thonë me flamuj...

Me nota ironie, Rama tha se "këta me flamuj të euroatlantizmit thonin që është skemë". 

15 Korrik 2022, 12:46 Nga f.g
"Iu bëjmë njerëzve Vetting për këpucët"/
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sulmin ndaj Dhomës Amerikane të Tregtisë pas kritikave për projektligjin për amnistinë fiskale. Nga prezantimi që iu bë draftit Rama tha se sot Shqipëria bën Vetting dhe i kërkon subjekteve deklarime për sende të blera në një kohë që Shqipëria nuk kishte banka. Me nota ironie, Rama tha se "këta me flamuj të euroatlantizmit thonin që është skemë". 

Mendoni se po nuk u bë amnistia Shqipëria do të formalizojë cash-in. Është vendi që ka hyrë i fundit fare në tregun bankar. Kur të tjerët kishin banka ne kishim llogaritarët e kooperativës. Bankat na thonin se ishin mpirje e gjakut. Bankine partë e kemi bërë në fund të viteve 90. Dhe pastaj bëjmë vetting, u kërkojmë njerëzve fatura për këpucët që kanë blerë në Greqi në 91.Kryeministri holandez më tregoi që kanë bërë një amnisti fiskale pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë e kanë bërë dhe ne nuk duhet ta bëjmë. Pse? Ka risqe? Patjetër që ka. Por e para po bëjmë një ligj që e përmban kushtetuta dhe  po bëjmë një ligj që krahasuar me amnistitë e BE është shumë më i shtrënguar. Ne do ta bëjmë këtë ligj. Kemi vënë tavanin 2 milion euro familjare. E dyta kemi vendosur që për pesë vjet se lexoja këto dhomat e tregtisë me flamujt e euroatlantizmit se thonin që kjo është skemë, si do ti nxjerrim nga dera tjetër, kur ligji thotë se paratë do ti investosh në Shqipëri.

edi rama amnistia fiskale

Sondazh

Poll