Politike

"Na cënoi sovranitetin"/Rama "nxjerr kthetrat" me Amerikanët: Keni bërë transaksione të fshehta

Rama tha se Dhoma e Tregtisë duhet ti provojë atij vetë që nuk ka bërë kurrë një transaksion të fshehtë.

15 Korrik 2022, 12:31 Nga f.g
"Na cënoi sovranitetin"/Rama "nxjerr kthetrat" me
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot se Dhoma Amerikane e Tregtisë ka cënuar sovranitetin e Shqipërisë duke ndërhyrë me deklarata për projektligjin e ri për Amnistinë Fiskale. Në prezantimin e sotëm të draftit të ri, krah disa ministrave dhe një grupi biznesmenësh shqiptarë, Rama tha se Dhoma e Tregtisë duhet ti provojë atij vetë që nuk ka bërë kurrë një transaksion të fshehtë. Rama tha se "ka fakte, jo hipoteza". 

Të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletërrufe, për këtë iniciativë të qeverisë. Kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Sepse institucione financiare mund të kenë kundërshti legjitime. Apo institucione kundër krimit mund të ketë. Por dhoma tregtie? Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri, një që të thotë nuk duhet amnistia. Një ma nxirrni, një. Një kryetar dhome tregtie. Përjashto kryetaren e kryetarëve, Inesi që nuk ka bërë asnjëherë biznes, që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë, përfshirë edhe kryetarët e dhomave me flamuj të partnerëve. Një, dhe nuk po flas me hipoteza por me fakte. 

Kjo është e papranueshme kjo nuk bëhet se shqiptarët janë kriminelë, apo se paratë duhet që të rrinë jashtë? Të flasim hapur? Pse nuk bëhet kjo? Është legjitime, shqiptarët janë pjesë stategjike e motorëve ekonomikë, sot që flasim.

Ne këtë ligj do ta bëjmë, të jemi të qartë. Dua ta bëjmë sa më të mirë, për këtë arsye ligji pa pësuar edhe ndryshime. 5 vite paratë do i sjellësh në Shqipëri, do i investosh këtu, si do bëhet kjo: fut nga një derë, nxirr nga një tjetër”. Jemi konsultuar me popullin shqiptar për këtë. E gjithë e kanë marrë pak si lehtë Shqipërinë dhe gjithë përfaqësuesit e këtij vendi, si rezultat i asaj që i bëjmë vetes. Ne nxijmë shkatërrojmë imazhin e vendit tonë, ia kalojmë atyre dhe ata i nxjerrin. Janë raporte bio nga Shqipëria, por kjo është temë tjetër. Nuk kemi si bëjmë njëri-tjetrin për budalla këtu, jemi një vend që po tregojmë sa serioz jemi në arenën ndërkombëtare, me partnerët tanë. Kemi të metat tona, sigurisht por nga mendja jemi në rregull, nuk vendosim njeri përpara kur vjen puna për respekt. Kemi dhe një hall tjetër i madh, s'dua të përmend me emra, ti do të bësh debat, s’duan të bëjnë debat, kjo është më e bukur. Hajde t’i ballafaqojmë”.

edi rama dhoma amerikane e tregtise amnistia fiskale

Sondazh

Poll