Politike

VD/ E FORTË! Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës braktisin sallën sa merr fjalën Rama

Ambasadorët Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Rama.

15 Korrik 2022, 13:38 Nga e.k

VD/ E FORTË! Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës braktisin

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq

TIRANË-Një incident ka ndodhur në dëgjesen për ligjin e amnistisë fiskale. Në momentin që kryeministri ka marrë fjalën ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq kanë braktisur sallë. 

Ambasadorët Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama. Të dy janë çuar njëkohërisht nga karrigia e tyre dhe janë larguar, gjest që edhe Rama e ka vënë re, duke e kaluar i vrenjtur. Por nuk bëri asnjë thirrje që të qëndronin. 

Nuk bëhet e qartë se çfarë i ka mërzitur ambasadorët të cilët braktisën sallen por duket se kryeministri nuk e ka pritur mirë pasi gjatë fjalës së tij ka folur për “mungesë respekti” nga diplomatë të huaj që e trajtojnë Shqipërinë si “vend me bisht”.

edi rama ambasadoret ikin nga takimi i rames

Sondazh

Poll