Politike

"Heqin picirin për një apartament", Rama zbërthen pse duhet amnisti fiskale: Paratë e fituara në të zezë ua dhanë evropianët, jo ne!

Rama tha se këto para janë të fituara nga shqiptarët në të zezë jo nga Shqipëria por nga pronarët evropianë.

15 Korrik 2022, 12:16 Nga f.g
"Heqin picirin për një apartament", Rama zbërthen pse
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot se paratë e shqiptarëve që punojnë jashtë shtetit janë të bllokuara për shkak të mungesës së amnistisë fiskale. Rama tha se një emigrant sot në Angli, nuk blen dot shtëpi në Shqipëri. Ai thumboi kritikët e vendeve të huaja që janë kundër amnistisë fiskale pasi sipas tij, këto para janë të fituara nga shqiptarët në të zezë jo nga Shqipëria por nga pronarët evropianë.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Shqiptarët kanë punuar në të zezë jashtë, paratë nuk i kanë marrë nga ne, por nga pronarët evropianë, dhe një pjesë të parave nuk kanë mundësi sot ti çojnë nëpër banka. Sot një emigrant shqiptar nga Anglia, meqë Anglia e ka merak amnistinë fiskale dhe ka të drejtë sepse ka shumë emigrantë në Angli, përcjell një shumë qesharake. Këtu duhet të heqë picirin, dhe për të blerë këtu një apartament duhet të ketë përpara gjithë shtetin shqiptar me inspektorë me prokurorira etj. Për çfarë? Për paratë që ka bërë me punë atje?  Nuk blen dot një pronë në vendin e vet se i dalin para 100 lloj strukturash, pse ça mendoni se po nuk u bë amnistia do të formalizohet keshi:? Pse? është vendi me më shumë para kesh në Evropë, kemi hyrë të fundit në tregun bankar, kur të tjerët kishin banka ne kishim koperativën. Taksat na thonin ishin rrjepje e popullit, kreditë tradhtitë nga populli. Bankën e parë e bëmë në vitet '90. Bëmë Vetting dhe iu kërkojmë njerëzve fatura për këpucët që kanë blerë në 91. Isha me Kryeministrin e Holandës dhe më tregoi se kishin bërë amnisti në vitet '90, tregtarët më të vjetër të botës që kanë patur bankat bashkë me djepin. Kur lindnin kishin bankën edhe djepin. Të gjithë e kanë bërë, po ne pse jo? 

 

edi rama amnistia fiskale

Sondazh

Poll