Sport

8 lojtarë të kombëtares përdhunojnë një 20-vjeçare, Federata Kanadeze rihap hetimin

Federata Kanadeze e Hokejit njoftoi të enjten se do të rihapë hetimin e saj mbi akuzat për përdhunim në grup në vitin 2018 të disa anëtarëve të ekipit kombëtar të të rinjve.

15 Korrik 2022, 07:21 Nga DOSJA
8 lojtarë të kombëtares përdhunojnë një

KANADA - Federata Kanadeze e Hokejit, në trazira nga zbulimet e javëve të fundit të medias, dyshohet se ka dashur të fshehë një përdhunim në grup, të kryer nga tetë anëtarë të ekipit kombëtar të të rinjve në vitin 2018, ka njoftuar rihapjen e hetimeve për këto akuza.

Të gjithë lojtarët do të të marrin pjesë në këtë hetim, "të kryer nga një palë e tretë e pavarur", ose do të rrezikojnë të ndalohen nga të gjitha aktivitetet e hokejit të Kanadasë. Hetimi më pas do t'i besohet një gjykate të pavarur arbitrazhi, përgjegjëse për përcaktimin e pasojave, duke përfshirë "përjashtimin e përjetshëm nga aktivitetet e hokejit në Kanada,”- thuhet në një letër të Federatës Kanadeze të Hokejit.

Një marrëveshje financiare u arrit pranverën e kaluar midis Federatës dhe një gruaje të re, tani 24 vjeçe, e cila akuzoi një grup prej tetë lojtarësh për përdhunim në grup, duke përfshirë disa anëtarë të ekipit kombëtar të të rinjve në atë kohë, pas një aktiviteti gala në 2018.

Pas këtyre akuzave, fondet publike për Federatën u pezulluan nga qeveria. Zyrtarët e Federatës Kanadeze të Hokejit gjithashtu duhej te shpjegohen para një komisioni parlamentar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll