Sport

Partizani bën ‘vetëvrasje’ në Tiranë, Saburtalo eleminon të kuqtë nga Conference League

Partizani eleminohet në raundin e parë të Conference League.Skuadra kryeqytetase nuk ia del dot të të ruajë avantazhin e ndeshjes së parë në Gjeorgji ndaj Saburtalos ku të kuqtë fituan me shifrat 1-0.  

14 Korrik 2022, 20:00 Nga DOSJA
 

Partizani bën ‘vetëvrasje’ në Tiranë, Saburtalo

TIRANË- Partizani eleminohet në raundin e parë të Conference League.Skuadra kryeqytetase nuk ia del dot të të ruajë avantazhin e ndeshjes së parë në Gjeorgji ndaj Saburtalos ku të kuqtë fituan me shifrat 1-0.  90 minutat e takimit përfunduan me shifrat 0-1. Autori i golit të vetëm do të ishte Guliashvili në minutën e 53’.

Duhet thënë se edhe në shtesë nuk munguan rastet, por dy skuadrat iu drejtuan penalltive. As 30 minutat shtesë nuk përcaktuan të kualifikuarën, ndaj skuadrat u drejtuan te penalltitë, aty ku të kuqtë e nisën mirë, pasi Teqja priti tentativën e parë të gjeorgjianëve, por të njëjtën gjë bëri edhe portieri i Saburtalos ndaj mbrojtësit Cvetanovski.

Megjithatë Teqja u tregua vendimtar sërish, duke pritur një tjetër penallti të gjeorgjianëve dhe duke i dhënë Arinaldo Rrapajt penalltinë vendimtare, por mesfushori nuk arriti të shënojë, duke gjetur vetëm shtyllën.

Penalltinë vendimtare e humbi Maguethe, duke bërë që Partizani të mbetej jashtë Conference League, ndonëse optimizmi për të kaluar turin ishte shumë i madh, sidomos pas fitores së parë në Gjeorgji.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll