Sport

Mentor Mazrekaj mrekullia e Laçit! Kurbinasit fitojnë në Mal të Zi ndaj Iskras, zbulohet kundërshtari i ardhshëm

Mentor Mazrekaj është mrekullia e Laçit, ndërsa goli i tij ka vlejtur për kalimin e raundit të parë në Conference League.

14 Korrik 2022, 20:00 Nga DOSJA
 

Mentor Mazrekaj mrekullia e Laçit! Kurbinasit fitojnë në Mal

MALI I ZI- Mentor Mazrekaj është mrekullia e Laçit, ndërsa goli i tij ka vlejtur për kalimin e raundit të parë në Conference League.Gjithçka ka ndodhur në Podgoricë, ndërsa kurbinasit e Shpëtim Duros kanë eleminuar Iskran. Goli ka ardhur nga një goditje dënimi në të 19’, kjo në krahun e majtë të sulmit kurbinas, ndërsa topi i Mazrekajt ka përfunduar në të djathtë të portierit malazez. Laçi mund të kishte shënuar golin e dytë me Guindon në të 35’, ndërsa në preferencën e tij në pasimin ndaj Adelekes ka gabuar në zgjedhje.

E vetë Adeleke ka tentuar në ecje e sipër në të 39’, sikurse ka bërë dhe në fundin e pjesës së parë, kjo pas pasimit të Guindos, por nuk ka shënjestrën e duhur. Në pjesën e dytë, starti i kurbinasve është i frikshëm, ndërsa Guido është ndalur nga portieri vendës.

Momenti më ideal i ka takuar Mazrekajt në të 80’ e sërisht ndalet nga portieri. I vetmi rrezik i vendësve vjen me Nikaç, kurse sfidën për Laçin e mbyll Prenga, që nuk gjen shënjestrën e duhur. Përfundimisht 1-0 për Laçin, që në raundin e dytë do të ndeshet me Petrokup të Moldavisë me ëndrrën për të shkuar sa më larg në Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

 

laci iskra

Sondazh

Poll