Sport

SUPRRIZA/ Fabregas zbarkon në Itali: ‘grusht shteti’ i Como-s për Serinë B

Mesfushori i njohur spanjol është gati të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, i bindur nga drejtori sportiv Wise

15 Korrik 2022, 07:08 Nga DOSJA
SUPRRIZA/ Fabregas zbarkon në Itali: ‘grusht shteti’ i Como-s

ITALI - Cesc Fabregas zbarkon në ligën italiane, por jo në Serinë A. Mesfushori spanjol, i liruar nga detyrimet, është goditja befasuese për mesfushën e Como-s, i bindur nga drejtori ssportiv Dennis Wise, ish-lojtar i Chelseas ashtu si Fabregas. Një kontratë dyvjeçare në brigjet e liqenit të Komos është gati për kampionin e botës me Spanjën me perspektivën e një karriere si trajner në të ardhmen e afërt.

Një ide e lindur në fund të qershorit, një nga ato intuitat që shpesh mendohen të pamundura derisa të tentohet konkretisht të bëhet. Cesc Fabregas jo vetëm që e mori seriozisht qasjen e Como-s me propozimin për një kontratë dyvjeçare, por si lojtar i lirë pas eksperiencës në Monaco, ai e zgjodhi atë mes opsioneve të ndryshme që nuk i mungonin në tryezën e tij. Në të kaluarën Fabregas kishte qenë tashmë afër kalimit në Itali, Milani e donte atë në kohën e Arsenalit, por tani ka ardhur koha për një aventurë të veçantë, por të rëndësishme në mënyrën e vet.

Në moshën 35 vjeçare, Fabregas nuk ka në mendje daljen në pension, por dëshiron të argëtohet dhe me Como-n e Gattusos, ai ka mundësinë të sjellë cilësinë dhe përvojën e tij në një grup të ri dhe të motivuar. Kjo është një aventurë e re për spanjolin që fitoi gjithçka mes Arsenalit, Chelseat dhe Barcelonës, si dhe me Spanjën, duke fituar Kupën e Botës 2010 dhe dy Kampionatet Europiane (2008 dhe 2012).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll