Aktualitet

VD-Depo armësh në Tiranë/ Shootgun, armë automatike e 4 silenciatorë! Prangosen 2 të rinjtë

Të gjitha armët dhe municionet mbahen të fshehura në 2 banesa të ndryshme, të marra me qira Gjini, edhe pse në njërën banonte Kolgjegja.

13 Korrik 2022, 12:47 Nga k.m.
VD-Depo armësh në Tiranë/ Shootgun, armë automatike e 4
Foto ilustruese

TIRANË- Finalizohet aksioni në Tiranë, gjatë të cilit përfunduan në pranga Kristian Gjini dhe Franceska Kolgjegja. Në kuadër të operacionit, forcat “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative është vendosur që të ushtrohej kontroll në banesat e dy të rinjëve, ku është gjetur një arsenal armësh dhe municionesh por jo vetëm. Janë gjetur dhe sekuestruar: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete. Të gjitha armët dhe municionet mbahen të fshehura në 2 banesa të ndryshme, të marra me qira Gjini, edhe pse në njërën banonte Kolgjegja. Të gjitha armët e gjetura janë dërguar në laboratorin e Policisë për të mësuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale, ndërsa gjithashtu po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ruger”. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja". Sekuestrohen 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin armët dhe sendet e tjera të paligjshme, në ambientet e banesave të tyre. Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘Ruger”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - K. Gj., 25 vjeç dhe F. K., 22 vjeçe, aktualisht banues me qira, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në 2 banesa të ndryshme, të marra me qira nga ky shtetas (në njërën prej të cilave jetonte shtetasja F. K.), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 armë zjarri pistoleta, 2 armë zjarri automatike, 4 silenciatorë, 7 maska, 2 radio si ato të Policisë, një thikë, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, fishekë të kalibrave të ndryshëm, dorashka, krehra, dokumente të dyshuara të flasifikuara, targa të huaja dhe 2 automjetet që përdornin shtetasit e arrestuar. Po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

franceska kolgjegja kristian gjini operacioni ruger

Sondazh

Poll