Aktualitet

Policia ngre dronin në Krujë, kap 24-vjeçarin e armatosur, zbulon “rrugës” edhe një parcelë kanabisi

Bëhet e ditur se operacioni nisi bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një qytetar po qarkullonte me armë zjarri në automjet.

13 Korrik 2022, 11:25 Nga k.m.
Policia ngre dronin në Krujë, kap 24-vjeçarin e armatosur,
Foto ilustruese

KRUJË- Policia në Krujë ka vënë në pranga një të ri, të cilin e ndoqi me dron, duke finalizuar operacionin e koduar policor “Krasta”. Bëhet e ditur se operacioni nisi bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një qytetar po qarkullonte me armë zjarri në automjet. Kështu që i riu, i identifikuar me iniciale H. S., 24 vjeç, i cili është lokalizuar me anë të dronit në fshatin Krastë. Ai u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në pranga përfundoi dhe shoku i tij, 1-vjeçari K. S. Në vijim të operacionit, u bë e mundur që në një zonë të pyllëzuar të fshatit Krastë, të zbulohej një sipërfaqe toke në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”. Operacioni, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga një 24-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në automjet. Në vijim të operacionit, falë hetimeve të kryera, është vënë në pranga edhe një 31-vjeçar, pasi kishte kutivuar bimë narkotike. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, asgjësohen bimët narkotike që ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe asaj të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë lokalizuar, me anë të dronit, në fshatin Krastë, automjetin që drejtohej nga personi i dyshuar.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në automjetin tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi H. S., 24 vjeç, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të operacionit, si rezultat i veprimeve proaktive, u bë e mundur që në një zonë të pyllëzuar të fshatit Krastë, të zbulohej një sipërfaqje toke në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i kultivimit të tyre, 31-vjeçari K. S., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin H. S. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

operacioni krasta

Sondazh

Poll