Aktualitet

PROFIL- Arrestohet shqiptari në Itali, kush është 40-vjeçari që vrau 22 vite më parë

Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, kishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar pasi është dënuar me 25 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes e armëmbajtjes pa leje.

13 Korrik 2022, 11:15 Nga k.m.
PROFIL- Arrestohet shqiptari në Itali, kush është
Besnik Lamçja

ITALI- Autoritetet policore italiane të Palermos kanë arrestuar në komunën Cefalu, një të shumëkërkuar shqiptar, i cili ishte "zhdukur" që prej vitit 2000. Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, kishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar pasi është dënuar me 25 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes e armëmbajtjes pa leje.

Besnik Lamçja, i arrestuari në Itali, akuzohet për vrasjen tek "Magazinat" e rrugës "Siri Kodra" pasi gjatë një grabitje me armë në Shqipëri ai ka vrarë me armë zjarri një shqiptar. Hetimet zbardhën se ai fshihej prej fillim viteve 2000 në Itali nën emër të rremë, duke qëndruar me disa familjarë të tij. Ndërkohë që ishte dënuar me 25 vite heqje lirie nën akuzën e vrasjes gjatë një grabitje të një personi në Tiranë.

PROFIL- Arrestohet shqiptari në Itali, kush është
Besnik Lamçja

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U. Itali, arrestohet pas 22 vitesh shqiptari në kërkim për vrasjen e bashkëatdhetarit gjatë një grabitjeje

Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

 

besnik lamçja

Sondazh

Poll