Aktualitet

“Avash avash…!”/ Policia aksion në banesën ku jetonin me qera, 3 të arrestuar në Fier

Mësohet se të rinjtë kishin rreth 4 vite që jetonin në banesën nga ku janë nxjerrë nga forcat e Policisë. Në pranga kanë përfunduar Arteus Muhaj, Griseld Mandreja dhe Mikel Malaj.

13 Korrik 2022, 11:30 Nga k.m.
“Avash avash…!”/ Policia aksion në banesën ku
Foto nga aksioni

FIER- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier nën akuzën e disa vjedhjeve në dyqanet e qytetit. Personat u arrestuan në lagjen "8 shkurti", Fier në një banesë që ata e kishin marrë me qira. Mësohet se të rinjtë kishin rreth 4 vite që jetonin në banesën nga ku janë nxjerrë nga forcat e Policisë. Në pranga kanë përfunduar Arteus Muhaj, Griseld Mandreja dhe Mikel Malaj.


Ata akuzohen se kanë vjedhur shuma parash në disa dyqane rrobash, një dyqan ushqimore dhe vjedhjen e fundit e kanë bërë sot në një dyqan celularësh. Ndërkohë policia po bën kqyrjen e banesës ku të arrestuarit kanë qëndruar këto vite në lagjen “8 shkurti” në Fier ku strehonin mallin e vjedhur në dyqane me rroba firmato dhe aparate telefoni celulare të markave të kushtueshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Fier. Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera gjatë ditëve të fundit, në dyqanet e qytetit të Fierit. Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. alias G. M., 28 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit G. M.), si edhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit A. M.). Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 10.07.2022, kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj.; në datën 10.07.2022 kanë vjedhur  bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S.; në datën 12.07.2022 kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura. Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit M. M. dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

fier

Sondazh

Poll