Aktualitet

Gjykata e Lartë i shuan shpresat për liri Safet Bajrit! Lihet në fuqi dënimin e Apelit

Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 8 vite burg për kreun e bandës së Bajrave në Shkodër, Safet Bajrin por Apeli vendosi 6 vite, 6 muaj e 19 ditë burg, vendim që është lënë në fuqi duke i shuar shpresat për liri ndaj tij.

13 Korrik 2022, 11:37 Nga k.m.
Gjykata e Lartë i shuan shpresat për liri Safet Bajrit! Lihet në
Safet Bajri

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vulosur dënimin për Safet (Rustem) Bajrin duke lënë në fuqi dënimin me 6 vite, 6 muaj e 19 ditë burg. Dënimi u dha nga drejtësia belge, e cila është konvertuar në Gjykatën e Shkodrës dhe po shlyhet në Shqipëri.

Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 8 vite burg për kreun e bandës së Bajrave në Shkodër, Safet Bajrin por Apeli vendosi 6 vite, 6 muaj e 19 ditë burg, vendim që është lënë në fuqi duke i shuar shpresat për liri ndaj tij.

Ai u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi” gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s të koduar “Oaz”, që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Bajrit i kanë mbetur edhe 6 muaj burg, që lidhet me një vendim të drejtësisë belge. Ai ka kërkuar lirimin e tij disa herë, kur edhe pak i kanë mbetur nga shlyerja e dënimit, por kërkesa është rrëzuar. 

safet bajri

Sondazh

Poll