Aktualitet

"Na theve shpirtin vllai im", miqtë reagojnë për vdekjen e 32-vjeçarit shqiptar në Itali

13 Korrik 2022, 12:09 Nga d.a.
"Na theve shpirtin vllai im", miqtë reagojnë për
Olti Hysenaj

ITALI- Një aksident fatal me makinë i ndodhur dy netë më parë i mori jetën 32-vjeçarit shqiptar Olti Hysenaj në Torino të Italisë.

Nuk kanë munguar reagimet e të afërmve dhe miqve të tij për humbjen e papritur të jetës, ata kanë vërshuar në komente të prolin e tij në Facebook.

"Na theve shpirtin vllai im, dhimbje e madhe. Faleminderit per gjithcka faleminderit per buzeqeshjet qe me dhurove do jesh gjithmon ne zemrat tona u prefsh ne paqe."-shkruan njëri.

"U prefsh ne paqe vella ngushellimet e mia familjes jam pa fjale"-një tjetër koment ndërsa dikush i shkruan :Do më mungosh shumë shoku im r.i.p.

"Nuk ka fjalë për të përshkruar këto momente dhe ditë të errëta... Vetëm pak ditë më parë folëm në telefon.. pushofsh ne paqe shoku im"-komenton një mik.

"U prefsh ne paqe shoku im, Jeta është fatkeqësisht e padrejtë! Akoma nuk më besohet!"-

Olti Hysenaj me banim në Torino, i cili në momentet e aksidentit fatal ndodhej i vetëm në mjetin tip Ford Fiesta. Për arsye ende të paqarta, Hysenaj është përplasur me dritën e rrugës dhe më pas në një pemë.

Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët po hetojnë për dinamikën dhe shkaqet engjarjes. Në çdo rast, përfshirja e mjeteve të tjera përjashtohet.

olti hysenaj vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll