Aktualitet

PROFIL/ U arrestua sot në Bosnje, kush është Elvis Kelmendi- djali i bossit të drogës (E shkuara kriminale)

Elvisi është djali i madh i Naserit, i cili së bashku me vëllezërit e tij Liridon dhe Besnikun, janë në listën e anëtarëve të karteleve kriminale nga Meksika dhe Amerika Latine.

13 Korrik 2022, 11:17 Nga e.k
PROFIL/ U arrestua sot në Bosnje, kush është Elvis Kelmendi-
Elvis Kelmendi

BOSNJE- Elvis Kelmendi u arrestua sot në një ‘mega-operacion’ të organizuar nga policia e Bosnjës që i ngjante një skene filmi aksion por me ndryshimin e vetëm se kjo ishte një ngjarje e vërtetë. Kelmendi nuk është një emër i panjohur për policinë dhe kjo jo vetëm për shkak se është djali i bosit të madh të krimit shqiptar Naser Kelmendi, por dhe për shkak të së shkuarës së tij kriminale.

Kush është Elvis Kelmendi dhe e shkuara e tij kriminale

Elvisi është djali i madh i Naserit, i cili së bashku me vëllezërit e tij Liridon dhe Besnikun, janë në listën e anëtarëve të karteleve kriminale nga Meksika dhe Amerika Latine. Problemet me ligjin për Kelmendin fillojnë në vitin 2010 ku dhe u akuza për vrasje por shpëtoi duke fituar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Në vitijn 2017 ai u arrestua në Beograd pasi akuzohej për dhunë në familje si dhe armëmbajtje pa leje. Denoncimin në polici e bëri e dashura e tij. Saga e përfshirjes së tij në aktivitete krimane nuk përfundon. Në vitin 2019, ai u shfaq përmes një video inçizimi ku kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si njeri i rrezikshëm ku Policia kishte kërkuar dhe ndihmen e qytetarëve në lidhje me çdo informaciojn të mundshëm për vendodhjen e tij.

Familja Kelmendi njihet për zotërim të madh pasurie, ata cilësohen si “bosët e drogës” dhe janë të kërkuar nga Policia e disa vendeve të Ballkanit. Bashkë me babain dhe dy vëllezërit e tij ata janë të përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si trafikues ndërkombëtar të drogës.

arrestohet elvis kelmendi

Sondazh

Poll