Aktualitet

Abuzimi me tenderin e kanalit vaditës, shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik

13 Korrik 2022, 12:04 Nga e.k
Abuzimi me tenderin e kanalit vaditës, shtyhet gjyqi për
Fatos Tushe

TIRANË- Gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe i cili ishte vendosur të mbahej sot në Gjykatën Kushtetuese është shtyrë për në datën 27 korrik në orën 10:30. Çeshtja ndaj tij është në fazën e mbrojtës, ndërkohë që për të prokuroria kërkoi shpalljen e tij fajtor për akuzat e shpërdirimit të detyrës dhe abuzimit me një tender për kanal vaditës ku dhe kërkoi dënimin e tij me 3.4 vite burg.

Ish-kryebashkiaku Tushe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra me vendim të qeverisë, të cilin ai e konsideron të padrejtë pasi është i pafajshëm. Tushe më parë  ka kërkuar lirimin nga burgu pasi sipas tij ka probleme shëndetësore dhe kjo ndikon negativisht në përmirësimin e gjendjes së tij.

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm.

Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.

Arrest me burg:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

fatos tushe

Sondazh

Poll