Sport

Shkupi kualifikohet mes konfliktit, skuadra nga Gjibraltari nuk i mban nervat

Moment historik për Shkupin, që siguron kualifikimin në raundin e dytë të Champions League, pas fitores ndaj Lincoln Red Imps, me rezultatin e përgjithshëm 2-3.

12 Korrik 2022, 20:39 Nga DOSJA

Shkupi kualifikohet mes konfliktit, skuadra nga Gjibraltari nuk i mban nervat

GJIBRALTAR- Moment historik për Shkupin, që siguron kualifikimin në raundin e dytë të Champions League, pas fitores ndaj Lincoln Red Imps, me rezultatin e përgjithshëm 2-3.

Një ndeshje me shumë vuajtje, por edhe shumë e vakët ishte sfida e kthimit ndaj Lincoln Red Imps për Shkupin, që në Gjibraltar u mund 2-0, por ishte rezultati i takimit të parë 3-0, që i siguroi ekipit nga Maqedonia e Veriut raundin tjetër. Të zhgënjyer nga eliminimi, vendasit e humbën toruan në momentin që gjyqtari sinjalizoi fundin e ndeshjes, duke u përplasur me stafin dhe futbollistët kundërshtarë.

E.Ç (Dosja.al)

shkupi

Sondazh

Poll