Sport

Skena të çuditshme, Klopp hedh në fushë 32 lojtarë, pavarësisht se Liverpool u fundos ndaj Man.United

Tre formacione të ndryshme, duke përfshirë edhe atë fillestar. Dhjetë zëvendësime të bëra në vetëm gjysmë ore lojë, 10 zëvendësime të tjera në minutën e 60-të.

12 Korrik 2022, 20:27 Nga DOSJA

Skena të çuditshme, Klopp hedh në fushë 32 lojtarë,

ANGLI- Tre formacione të ndryshme, duke përfshirë edhe atë fillestar. Dhjetë zëvendësime të bëra në vetëm gjysmë ore lojë, 10 zëvendësime të tjera në minutën e 60-të. Gjithsej 32 lojtarë në fushë në 90 minuta, vetëm 4 të mbetur të ulur në stol (Mrozek, Davies, Van den Berg, Norris). Dhe nuk ka rëndësi që Liverpool humbi 4-0 nga Manchester United.

Rezultati bën zhurmë edhe nëse është një ndeshje miqësore e luajtur në anën tjetër të botës (në Tajlandë), ku skuadrat janë ende në fazën fillestare dhe në përgatitje të plotë. Por Jurgen Klopp ishte i interesuar vetëm për një gjë: shmangien e dëmtimeve dhe mbi të gjitha matja e forcës së një grupi në mënyrë të pashmangshme me mungesë energjie për shkak të ngarkesave në stërvitje.

E.Ç (Dosja.al)

klopp liverpool

Sondazh

Poll