Sport

Zbardhet lista: “SKIFTERËT” shqiptarë që vodhën VERRATI-n, kishin planifikuar të grabisnin edhe vilën e MESSI-t, NADAL-it dhe ish-kryeministrit spanjoll

Javën e kaluar policia spanjole konfirmoi se kishte arrestuar shtatë të dyshuar për vjedhjen e vilëa në Ibiza, të cilën Verratti e kishte marrë me qira për pushime. Hajdutët kishin arritur që të merrnin 3 milionë euro, bizhuteri dhe ora të shtrenjta…

12 Korrik 2022, 17:45 Nga DOSJA
Zbardhet lista: “SKIFTERËT” shqiptarë që vodhën
Lionel Messi, tenisti Rafael Nadal, Fernando Hierro dhe ish-kryeministri Jose Maria Aznar

SPANJE - Detaje të reja janë zbuluar nga banda kriminale shqiptaro-spanjole që vodhën pak ditë më parë yllin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti, që kishte marrë me qera vilën e Ronaldos ‘Fenomenit”. Përpos vilës së këtij të fundit, kishte “shënjestruar” edhe vilën e Lionel Messit dhe tenistit Rafael Nadal.

Javën e kaluar policia spanjole konfirmoi se kishte arrestuar shtatë të dyshuar pas vjedhjes që kishte ndodhur në vilën, në Ibiza të ish-lojtarit brazilian Ronaldo, të cilën Verratti e kishte marrë me qira për pushimet e tij verore. Hajdutët kishin arritur që të merrnin 3 milionë euro, bizhuteri dhe ora të shtrenjta, të cilët u sekuestruan nga policia, gjatë një operacioni ku ranë në pranga dy nga autorët e grabitjes.  

Sipas “The Sun”, polica spanjole kishte gjetur prova në shtëpinë e njërit prej autorëve të grabitjes edhe një listë me emrat e  pronarëve të shtëpive ku do të kryenin grabitje. Ndërsa ditën e sotme mediet lokale në Ibiza publikuan një shkrim, ku thuhet se e njëjta bandë kishte plafikuar për të grabitur edhe në vilat e Messit, Nadal, Gutit, Fernando Hierro dhe ish-kryeministrit spanjoll, Jose Maria Aznar. Ndërkohë autoritetet spanjole ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë lajm.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll