Sport

Tjetër jo për Juventusin! Koulibaly fluturon drejt Londrës, zbulohet shifra marramendëse që do të përfitojë

Kalidou Koulibaly është shumë pranë Chelseat. Në ditën kur pritej nga tifozët e Napolit në seancën e parë stërvitore, mbrojtësi senegalez duket se do të marrë rrugën për në Londër

12 Korrik 2022, 16:45 Nga DOSJA
Tjetër jo për Juventusin! Koulibaly fluturon drejt Londrës,
Kalidou Koulibaly

ITALI-Kalidou Koulibaly është shumë pranë Chelseat. Në ditën kur pritej nga tifozët e Napolit në seancën e parë stërvitore, mbrojtësi senegalez duket se do të marrë rrugën për në Londër, destinacioni është 'Stamford Bridge'. Në orët e para të pasdites, mbrojtësi u informua në fakt nga agjenti i tij për rinisjen e kontakteve.

Mësohet se Chelsea ka ofruar 40 milionë euro, një shifër që plotëson kërkesat e De Laurentiis dhe 9 milionë euro në sezon për lojtarin për katër vite. Një tentativë e minutës së fundit nga Juve ishte gjithashtu e padobishme, lojtari senegalez përjashtoi mundësinë e transferimit në Torino, një gjest respekti ekstrem për ata tifozë që ai kishte përqafuar për herë të parë në 2014. Pas 317 ndeshjesh dhe 14 golave, aventura e Koulibaly-t te Napoli ka ardhur drejt fundit.

E.Ç (Dosja.al)

koulibaly napoli

Sondazh

Poll