Sport

“Djajtë e Kuq” po bëjnë gjithçka për ta bindur Cristiano Ronaldon të qëndrojë

Klubi i Mançesterit nuk dëshiron largimin e yllit portugez, por ndërkohë edhe nuk i pengon përpjekjet e tij

12 Korrik 2022, 16:59 Nga DOSJA
“Djajtë e Kuq” po bëjnë gjithçka për ta

ANGLI - Cristiano Ronaldo tashmë e ka bërë të qartë, se dëshiron të largohet nga ‘Old Trafford’ këtë verë dhe nuk ka udhëtuar me Manchester United në turneun e tij parasezonal për "arsye familjare".  Megjithatë, klubi i Premierligës, i cili duket se nuk dëshiron t'i thotë "lamtumirë" yllit portugez këtë verë, po shfrytëzon të gjitha burimet që ka në dispozicion për ta bindur atë të qëndrojë.

Sipas gazetës britanike ‘The Sun’, drejtori ekzekutiv i United, Richard Arnold, do të bënte gjithçka që Cristiano të mos largohej nga ‘Djajtë e Kuq’ në kërkim të një klubi me të cilin mund të luajë Champions League.

Ronaldo, nga ana e tij, është i kënaqur me mënyrën në të cilën Arnold i ka lejuar përfaqësuesit e portugezit të eksplorojnë largimin e tij të mundshëm nga United.  Sipas ‘The Times’, agjentëve të Cristianos u është dhënë leja të flasin me klube të tjera, duke përfshirë Chelsea dhe Bayern Munich.

Arnold ka lejuar Ronaldon dhe ekipin e tij të eksplorojnë opsionet e tyre. Chelsea është shfaqur si një destinacion i mundshëm, me Todd Boehly të etur për të siguruar një nënshkrim yll këtë verë. Ka pasur spekulime edhe me Bayern Munich, ndërsa ka dalë në dritë edhe rikthimi në Itali apo Portugali.

Në përgjithësi, Cristiano Ronaldo ka mbetur i impresionuar me mënyrën se si Richard Arnold e ka trajtuar kërkesën e tij për t'u larguar. Kjo pavarësisht, se Erik Ten Hag këtë të hënë nënvizoi rëndësinë e Cristianos për United. "Ne po e planifikojmë këtë sezon me Ronaldon, kjo është e gjitha”,- pohoi trajneri i i skuadrës së “Djajve të kuq”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll