Sport

Miqësore/ Man.United 'shkel me këmbë' Liverpool në Tajlandë, filozofia e Ten Hag nis të funksionojë

Erik ten Hag debuton me fitore në stolin e Manchester United. Në miqësoren kundër Liverpool zhvilluar në Bangokok, 'Djajtë e Kuq' fitojnë me shifrat 4-0.

12 Korrik 2022, 17:05 Nga DOSJA
Miqësore/ Man.United 'shkel me këmbë' Liverpool në
Manchester United

TAJLANDË- Erik ten Hag debuton me fitore në stolin e Manchester United. Në miqësoren kundër Liverpool zhvilluar në Bangokok, 'Djajtë e Kuq' fitojnë me shifrat 4-0. Pavarësisht se ishte thjesht një miqësore, skuadra e Manchester United shfaqi një fytyrë ndryshe, me shumë dëshirë për të fituar, sigurisht duke zhvilluar edhe spektakël për 90 minuta.

Ishte Sancho ai që gjeti rrugën drejt rrjetës i pari, duke shënuar në minutën e 12’ dhe duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Më pas ishte Fred në minutën e 30’ që dyfishoi shifrat, ndërsa Martial shënoi golin e tretë në këtë fraksion.

Pjesa e dytë e miqësores do të ishte më e qetë dhe do të duhej minuta e 76’, kur gjatë një kundërsulmi, Facundo Pellistri gjeti rrugën drejt rrjetës dhe shënoi për Manchester United, duke realizuar “poker” golash dhe duke vulosur rezultatin 4-0.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united

Sondazh

Poll