Sport

Rey Manaj bën prezantimin te Watford, vjen më në fund konfirmimi, Barcelona ruan një pjesë të kartonit

Rey Manaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i Watford

12 Korrik 2022, 16:17 Nga DOSJA
Rey Manaj bën prezantimin te Watford, vjen më në fund konfirmimi,
Rey Manaj

ANGLI-Rey Manaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i Watford. Sulmuesi shqiptar nuk ishte pjesë e planeve të Barcelonës dhe në këtë formë ëatford mbylli me sukses negociatat. Duhet përmendur që skuadra katalanase zotëron një pjesë të kartonit, në marrëveshje është përfshirë se në rast shitjeje të sulmuesit, ekipi katalanas do të përfitojë 50% të shumës.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë nënshkrimin me lojtarin e kombëtares së Shqipërisë, sulmuesin Rey Manaj që vjen nga Barcelona”, shkruhej në njoftimin e Watford në Twitter.

E.Ç (Dosja.al)

manaj

Sondazh

Poll