Sport

Eliminimi i Dudelang-it, misioni i Tiranës. Ja kë ka përzgjedhur trajneri Shehi për të përmbysur kampionët e Luksemburgut…

26 herë kampionët e Shqipërisë, do të zbresin në fushën e “Air Albania’ me formacionin e tyre thuajse tradicional për të përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë

12 Korrik 2022, 19:05 Nga DOSJA
Eliminimi i Dudelang-it, misioni i Tiranës. Ja kë ka përzgjedhur

TIRANE - Kur kanë mbetur pak orë nga fillimi i ndeshjes së kthimit Tirana-Dudelange për Champions League, trajneri i bardhebluve Orges Shehi ka përcaktuar formacionin që do të hedhë në fushën e “Air Albania” për startin e takimit në orën 20:00.

Tirana, 26 herë kampionët e Shqipërisë, do të zbresin në fushën me formacionin e tyre thuajse tradicional, me ndonjë ndryshim të vogël, si ai i Limajt, i cili në ndeshjen e pare në Luksemburg u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu në portë do të jetë Bekaj, para të cilit do të rreshtohenToshevski, Najdovski,  Beiratçe dhe Ismailgeci. Në repartin e mesit të fushë do të jetë Hila, Aleksi dhe Totre, që do të mbështesin veprimet sulmuese të Seferit, David dhe Xhixhës.

Si kundër dihet, në ndeshjen e parë të turit të parë të Champions League, Tirana humbi 1-0 ndaj Dudelage ne Luksemburg. Kësisoj, për kaluar më tej bardhebluve të kryeqytetit, u duhet të fitojnë dhe të përmbysin rezultatin 0-1 të ndeshjes së parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll