Sport

VD/ Pushimet mbaruan, Lewandowski kthehet te Bayern, por me veshët nga Barça

Sot është dita e parë e punës për sulmuesin polak, që sipas traditës do t’i nënshtrohet testeve fizike pas një muaji pushim. Gjithsesi ai do të vazhdojë të jetë në pritje të marrëveshjes që pritet të arrijnë bavarezët me katalanët

12 Korrik 2022, 13:41 Nga DOSJA
VD/ Pushimet mbaruan, Lewandowski kthehet te Bayern, por me veshët nga

GJERMANI - Pushimet kanë mbaruar për sulmuesin polak. Mbrëmë Robert Lewandowski mbërriti në Munich, për t’u paraqitur te Bayern, me të cilin ka ende një vit kontratë edhe pse gjatë kësaj kohe e pa bërë të qartë, se kërkon të provojë një aventurë të re jashtë Gjermanisë. 

Në fund të sezonit, ‘Këpuca e Artë’ e Bundesligës, u shpreh publikisht se kishte ardhur momenti që pas 8 viteve t’i jepte lamtumirën bavarezëve, në njëkohë që drejtuesit e klubit nuk e mendojnë kështu.

Sot është dita e parë e punës për Lewandowskin, që sipas traditës do t’i nënshtrohet testeve fizike pas një muaji pushim. Gjithsesi ai do të vazhdojë të jetë në pritje të marrëveshjes që pritet të arrijë Bayerni me Barcelonën, edhe pse katalanasit e kanë bërë të qartë që nuk mund të shkojnë më shumë se 50 milionë.

Administratori Oliver Kahn kërkon të arkëtojë jo më pak se 55 milionë edhe pse sulmuesi polak ka vetëm 1 vit në kontratë. Ndonëse kishte deklaruar që nuk do të prezantohej në stërvitje, të martën në mëngjes, 33-vjeçari hyri në qëndrën stërvitore të Bayernit, por me veshë nga Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll