Sport

E pabesueshme çfarë ndodhi!!! Topi po shkonte drejt rrjetës, sulmuesi e nxjerr jashtë porte, veprimi trondit të gjithë

Ajo që ndodhi të dielën në Premier League kanadeze mund të çmendë edhe njohësit më të mirë të lojës. Protagonist është William Akio, sulmuesi 23-vjeçar i Valor, i cili ka bërë diçka shumë absurde në ndeshjen kundër Halifax Wanderers.

12 Korrik 2022, 13:59 Nga DOSJA
E pabesueshme çfarë ndodhi!!! Topi po shkonte drejt rrjetës,
William Akio

KANADA- Praktikisht çdo gjë është parë në fushat e futbollit dhe është shumë e vështirë që tifozët të tronditen nga gjëra që janë jashtë të zakonshmes. Por ajo që ndodhi të dielën në Premier League kanadeze mund të çmendë edhe njohësit më të mirë të lojës. Protagonist është William Akio, sulmuesi 23-vjeçar i Valor, i cili ka bërë diçka shumë absurde në ndeshjen kundër Halifax Wanderers.

Pas vetëm një çerek ore nga fillimi i ndeshjes, me rezultatin në ende 0-0, vendasit e Valor patën një mundësi  për të kaluar në avantazh: kundërsulm i shpejtë, pasim i ulët për Alessandro që në hyrje të zonës së vogël goditi për një gol të sigurt; devijimi i portierit vetëm sa ngadalësoi trajektoren e topit të destinuar për të përfunduar gjithsesi në rrjetë.

Sikur të mos ishte William Akio, i cili papritur largoi topin pak para se ai të kalonte plotësisht vijën e portës. Natyrisht, ndërhyrja e sulmuesit tronditi të gjithë: shokët e skuadrës, kundërshtarët, komentatorin dhe tifozët. Ka nga ata që panë hijen e basteve të futbollit në episod, ose nga ata që besojnë se Akio thjesht donte të çonte topin në rrjetë, por kishte një synim haptazi të gabuar. Trajneri i Valor Dos Santos preferoi të shprehej: "E pyeta Willy-n 'A po përpiqeshe të festoje golin duke e nxjerrë topin jashtë?"

Nuk dua të flas për këtë. Gjërat ndodhin kaq shpejt në fushë, saqë është e vështirë të lidhesh me momentin. E shoh vetëm si një mundësi që të gjithë të rriten dhe është pozitive që kemi marrë tre pikët”.

E.Ç (Dosja.al)

william akio kanada

Sondazh

Poll