Sport

Përçahet Amerika për Brittney Griner: "Një lezbike milionere e zezë që ka shkelur ligjin, nuk mund të ketë trajtim të veçantë"

Mediat demokratike, të lidhura me të djathtën konsevatore në Shtetet e Bashkuara, sulmojnë basketbollisten e WNBA-së që është e arrestuar në Rusi. Ajo nuk është e burgosur politike, shprehen ato

12 Korrik 2022, 14:13 Nga DOSJA
Përçahet Amerika për Brittney Griner: "Një lezbike

SHBA - Brittney Griner po kalon një kohë shumë të vështirë, ndërsa gjyqi i saj në Rusi po përparon, pasi ajo u arrestua në aeroportin e Moskës shkurtin e kaluar për akuza droge, pasi autoritetet gjetën vaj hashashi në bagazhin e saj.

Mbështetja e botës së sportit, politikës dhe shoqërisë amerikane ndaj yllit të WNBA është e shumëfishtë, por jo të gjithë janë dakord në mbrojtjen dhe kthimin e saj të sigurt në vend. Disa  media të lidhura me të djathtën konservatore në Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar atë si “një zuzare dhe këmbëngulin se ajo ka shkelur ligjet ruse”.

Griner, e cila u deklarua fajtore ndaj akuzave për posedim droge, megjithëse siguroi se nuk e bëri këtë me vetëdije dhe se "nuk donte të shkelte ligjin", shpreson se autoritetet ruse do të jenë të buta, madje aspiron të jetë pjesë të një shkëmbimi të të burgosurve që e lejon atë të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Një rrethanë kjo që mediat e djathta të lartpërmendura, nuk do të donin ta shihnin të ndodhte. ‘The Washington Free Beacon’, në veçanti botoi një shkrim mjaft të titulluar "Nuk ka trajtim të veçantë për Brittney Griner". Artikulli në fjalë e quan Griner një “milionere lezbike të zezë” dhe këmbëngul se ajo nuk meriton ndonjë trajtim të veçantë. “Është një histori e trishtuar, por nuk është e burgosur politike, siç duan ta paraqesin presidenti Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris”,- thuhet në artikull.

"Dhe në asnjë rrethanë politika e identitetit të Partisë Demokratike nuk duhet të lejojë një sportiste lezbike të zezë milionere, që ka shkelur ligjin në një vend të huaj, të marrë trajtim preferencial, siç po merr tashmë, mbi pengjet e vërtetë të pafajshëm që janë kalbur prej kohësh në burgjet e huaja,"- shton artikulli në fjalë i ‘The Washington Free Beacon’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll