Sport

Lëvizje surprizë e Igli Tares? Klubi historik i bën ofertë zyrtare drejtorit shqiptar

Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008. Kontrata me bardhekaltrit i përfundon në verën e vitit 2023, por 48-vjeçari mund ta mbyllë më shpejt aventurën me klubin italian

12 Korrik 2022, 13:39 Nga DOSJA
Lëvizje surprizë e Igli Tares? Klubi historik i bën ofertë
Igli Tare

ITALI- Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008. Kontrata me bardhekaltrit i përfundon në verën e vitit 2023, por 48-vjeçari mund ta mbyllë më shpejt aventurën me klubin italian.Presidenti I Lazios, Claudio Lottito ka përfshirë Angelo Fabianin në organikë.

Ish-drejtori sportiv i Salernitana-s, tashmë ka marrë një rol aktiv në drejtimin e skuadrës së të rinjve, por edhe të “Lazio Women”, një sinjal që tregon se për shqiptarin nuk ka më vend. Megjithatë siç raportohet nga mediat italiane, ka patur një komunikim telefonik mes drejtuesve të Parmës dhe shqiptarit.

Kontaktet e para mes palëve do të kishin qenë pozitive dhe takimi i radhës do të zhvillohet personalisht. Skuadra e Parmës ndodhet në Serie B dhe është në kërkim të një drejtori sportiv. Mësohet se klubi italian është gati t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare me vlerë 800 mijë euro në sezon: një shifër më e ulët se 1.2 milionë që merr aktualisht nga Lazio.

E.Ç (Dosja.al)

igli tare lazio

Sondazh

Poll