Sport

‘Chi’ tregon arsyet e divorcit! Totti e paska tradhëtuar Ilary-n edhe në Tiranë, në jetën e saj shfaqet një burrë misterioz

Nuk ka një fund të lumtur ashtu siç ndodh në përralla historia mes Francesco Tottit dhe prezantueses Ilary Blasi.

12 Korrik 2022, 12:53 Nga DOSJA
‘Chi’ tregon arsyet e divorcit! Totti e paska tradhëtuar
Ilary Blasi.

ITALI- Nuk ka një fund të lumtur ashtu siç ndodh në përralla historia mes Francesco Tottit dhe prezantueses Ilary Blasi. Një nga çiftet më të famshme në Itali kanë vendosur të ndajnë rrugët dhe të rinisin një histori të re. Por pas muajsh thashetheme, tradhti të supozuar dhe paraqitje të një vajze të re bjonde në Olimpico, ka mbërritur një lajm nga revista ‘Chi’.

Lajmi kryesor ishte ky: Francesco Totti dhe Ilary Blasi ndahen: historia ka përfunduar pas 17 vitesh. Revista do të informonte publikun se ditën e mërkurë do të dalin imazhe ekskluzive që do të konfirmonin lidhjen mes ish-kapitenit të Romës dhe Noemi Bocchi. Sipas revistës, Totti do të kishte qenë në shtëpinë e partneres së re nga ora 20:30 deri në 2:30 të mëngjesit, i shoqëruar nga një mik me një Smart.

Dhe pastaj, gjithmonë bashkë me të u kthye për të marrë makinën e tij natën vonë, – thuhet në shkrimin e “Chi”. Të dy do të ishin parë disa herë në restorantin Isola del Pescatore në Santa Severa. Më pas në stadium. Dhe sërish në Monte Karlo dhe Tiranë së bashku. Krisja e mardhënies mes Tottit dhe dhe Blasit, sipas ‘Chi’, do të shfaqej kur Totti do të lexonte disa mesazhe në telefonin e gruas së tij. Ka zëra për një lidhje me një të ri të pashëm, për të cilin Blasi fjalë për fjalë do të ishte trullosur.Kështu që kur Totti mohoi krizën, ndarja kishte nisur tashmë, por ish-kapiteni I Romës u përpoq të bënte atë që mundi për të mbrojtur fëmijët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????? (@chimagazineit)

E.Ç (Dosja.al)

francesco totti

Sondazh

Poll