12 Korrik 2022, 11:42
Nga DOSJA

SHBA - Gareth Bale u prezantua si një lojtar i ri i Los Angeles FC dhe u stërvit për herë të parë me shokët e tij të skuadrës. Ish-lojtari i Real Madrid foli edhe për kalimin e tij në MLS, të kaluarën e tij si lojtar i bardhë, si dhe planet e tij afatshkurtra.
Bale është i qartë për qëllimet e tij, dhe përveç pushtimit të MLS-së, ai gjithashtu planifikon të punojë shumë për të shkuar jo vetëm në Botërorin 2022 në Katar në mënyrën më të mirë të mundshme, por edhe deri në Europianin e ardhshëm, që do të luhet në Gjermani më 2024.
"Unë mendoj, se këtu është shumë më mirë sesa mendojnë njerëzit në Europë. Unë kam ndjekur MLS për një kohë të gjatë. Niveli është rritur, cilësia, ekipet dhe lojtarët po përmirësohen. Të gjithë e shohin se si Los Angeles FC ka bërë një punë madhështore në një periudhë të shkurtër kohe,"- u shpreh ai.
Krahas kësaj, anësori i Cardiff theksoi se ka ende shumë për të dhënë në futboll dhe se nuk ka ardhur në Shtetet e Bashkuara për një kohë të shkurtër: “Jam ende 32 vjeç, nuk kam ardhur të qëndroj këtu për gjashtë apo dymbëdhjetë muaj. Më kanë mbetur edhe shumë vite përpara. Unë kam ardhur këtu që të jem sa më gjatë. Vij të lë gjurmë në këtë ekip".
Uellsiani do të mbajë numrin 11, atë që mbante në shpinë gjatë viteve më të mira të karrierës së tij te Tottenham fillimisht dhe më vonë te Real Madrid. Gareth Bale këmbëngul se ai kishte shumë opsione për të vendosur të ardhmen e tij, por LAFC 'menjëherë' mendoi se projekti ishte i duhuri për të.
“Kisha opsione,- tha Bale për ‘Sky Sports News’. - Natyrisht që nuk do të hyj në detaje, por kisha disa opsione. Për mua, ky (LAFC) ndihej si vendi i duhur dhe jam i emocionuar që jam pjesë e këtij projekti”.

B.T (Dosja.al)
Sport
12 Korrik 2022, 11:25
SHBA - Kim Glass, një medalje argjendi për Shtetet e Bashkuara në volejboll në Lojërat Olimpike të Pekinit 2009, u&nbs...
Sport
12 Korrik 2022, 07:57
ANGLI - Mo Farah, i cili kohët e fundit njoftoi tërheqjen e tij nga atletika në moshën 39-vjeçare, ka zbuluar në dokument...
Sport
12 Korrik 2022, 07:31
UKRAINE - Pas një pauze gjashtëmujore, kampionati i Ukrainës do të rifillojë. Ai do të fillojë në gusht, siç...
Sport
12 Korrik 2022, 07:25
FRANCE - Për shumë vite, një nga problemet e mëdha të PSG-së ishte paaftësia e tyre për të fituar para nga shitjet....
Sport
12 Korrik 2022, 07:07
ITALI - Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Juventus dhe Bayern nuk arritën marrëveshje të hënën për transferimi...
Sport
11 Korrik 2022, 22:52
ITALI-Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij, Ilary Blasi janë ndarë zyrtarisht. Lajmi e konfirmon "Corriere de...
Sport
11 Korrik 2022, 21:41
Miguel angel Oviedo
ARGJENTINË- "Disa nga ish-shokët e mi të skuadrës duhej t'i shisnin fanellat nga nevoja". Miguel angel Oviedo &eum...
Sport
11 Korrik 2022, 21:13
Erik ten Hag
ANGLI-Manchester United ndodhet në Tajlandë, ku nesër do të luajë miqësoren e parë parasezonale kundër...
Sport
11 Korrik 2022, 20:55
Antonio Conte
ANGLI-Tottenham po përgatitet maksimalisht për të përballuar një sezon të vësbtirë dhe Antonio Conte ...
Sport
11 Korrik 2022, 20:46
TIRANË-Orges Shehi është i bindur se Tirana e tij do të luajë më mirë se në ndeshjen e parë ndaj Dudelange në...