Sport

"Qeshim pas ndeshjes"! Shehi beson te përmbysja ndaj Dudelange: Dy gjera kërkoj nesër...

Orges Shehi është i bindur se Tirana e tij do të luajë më mirë se në ndeshjen e parë ndaj Dudelange në Champions League

11 Korrik 2022, 20:46 Nga DOSJA

"Qeshim pas ndeshjes"! Shehi beson te përmbysja ndaj Dudelange:

TIRANË-Orges Shehi është i bindur se Tirana e tij do të luajë më mirë se në ndeshjen e parë ndaj Dudelange në Champions League. Trajneri i bardhebluve theksoi se ekipi ishte përgatitur mirë dhe tashmë kishte ide të qarta për kundërshtarët që kishte përballë. Trajneri Orges Shehi preku disa tema gjatë prononcimit për mediet, teksa kërkoi durim dhe qetësi nga djemtë e tij.

NDESHJA-Kemi besim te forcat tona dhe performanca e grupit. Ka shumë faktorë që ndikuan që performanca e ndeshjes së parë nuk ishte pozitive, por kemi besim se nesër do të kryejmë një performancë shumë herë më të mirë.

PREMIO-Klubi ka qenë gjithmonë mbështetës i skuadrës, edhe në ndeshjet e kampionatit. Kjo mbështetje financiare nuk mungon, e kemi suportin financiar të klubit, presidenca e ka shprehur, por unë përqendrohem tek aspekti sportiv.Lojtarët duhet të shijojnë ambientin dhe kompeticionin, duke vrapuar, duke luftuar dhe duke fituar duele. Të jemi seriozë përpara ndeshjes, të qeshim pas ndeshjes…

TIFOZËT-Në këtë klub nuk ka nevojë për ftesa për tifozët. Ata kanë qenë të mrekullueshëm, kanë qenë gjithmonë prezent. Ky klub nuk do ekzistonte pa praninë e tyre, jam i sigurt që do të jenë të shumë në stadium. Të bëjmë maksimumin tonë edhe për tifozët.

E.Ç (Dosja.al)

orges shehi

Sondazh

Poll