Sport

Ende pa filluar sezoni, tifozët e Man.United i vërsulen keq Ten Hag, gjithçka ka të bëjë me zgjedhjen e kapitenit

Manchester United ndodhet në Tajlandë, ku nesër do të luajë miqësoren e parë parasezonale kundër Liverpool në stadiumin Rajamangala të Bangkok.

11 Korrik 2022, 21:13 Nga DOSJA
Ende pa filluar sezoni, tifozët e Man.United i vërsulen keq Ten Hag,
Erik ten Hag

ANGLI-Manchester United ndodhet në Tajlandë, ku nesër do të luajë miqësoren e parë parasezonale kundër Liverpool në stadiumin Rajamangala të Bangkok. Në konferencen për shtyp tekniku Erik ten Hag u gjend para disa situatave të pazgjidhura, çështja Ronaldo është e 'nxehtë', pavarësisht insistimit të teknikut se portugezi do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Përveç kësaj, konferenca e ten Hag ishte gjithashtu mundësia për të hequr dyshimet për kapitenin e ardhshëm të Manchester United, i cili do të jetë Harry Maguire i kritikuar shumë: "Ai është kapiteni ynë. Unë kam nevojë të njoh të gjithë lojtarët, por ai është një kapiten i afirmuar dhe ka arritur shumë suksese. Unë nuk e shoh këtë si problem."

Mbrojtësi 29-vjeçar i Anglisë është nën presion për të hequr dorë nga shiriti këtë sezon, pasi ka përjetuar një vit shumë të vështirë, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes. Nuk është për t'u habitur që konfirmimi i Maguire si kapiten ka shkaktuar një ortek komentesh negative në rrjetet sociale të skuadrës së United.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united ten hag

Sondazh

Poll