Sport

Bardhezinjtë refuzojnë ofertën: Juventus-Bayern, takimi për De Ligt pa marrëveshje

Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit dhe Marco Neppe, drejtor teknik, udhëtuan në Torino për takimim e të dy klubeve për De Ligt. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, bavarezët ofruan fiks 60 milionë euro plus 10 bonus, torinezët kërkojnë shumë më tepër.

12 Korrik 2022, 07:07 Nga DOSJA

Bardhezinjtë refuzojnë ofertën: Juventus-Bayern, takimi për

ITALI - Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Juventus dhe Bayern nuk arritën marrëveshje të hënën për transferimin e mbrojtësit holandez Matthijs de Ligt në klubin bavarez të Munich. Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv i Bayernit dhe Marco Neppe, drejtor teknik, kanë udhëtuar drejt Torinos për të nisur negociatat, të cilat nuk dhanë rezultate, por do të vazhdojnë.

Bayern ofroi 60 milionë euro fikse dhe 10 milionë bonus për De Ligt, propozim që Juventusi nuk e pranoi. Në takimin e zhvilluar në selinë e ‘Zonjës së Vjetër’ ka qenë e pranishme edhe Rafaela Pimenta, agjentja e mbrojtësit, e cila dëshiron që klienti i saj të largohet nga ekipi bardhezi, pasi tani ka një marrëveshje me klubin bavarez.

Bardhezinjtë refuzojnë ofertën: Juventus-Bayern, takimi për

Takimi së hënës shënoi edhe hapjen zyrtare të negociatave mes Juventusit dhe Bayernit.  Në fillim, Juventusi kujtoi se klauzola e De Ligt është 120 milionë euro dhe ua bëri të qartë emisarëve gjermanë se nuk duan që lojtarët të përfshihen në operacion. Torinezët duan para për të investuar në transferta.

Salihamidzic gjatë largimit nga Torino tha: "Ne po flasim, nuk mund të them asgjë. Optimizëm? Gjithmonë." Kontrata e De Ligt (22-vjeçarit) me Juventusin përfundon në vitin 2024. Ish-kapiteni i Ajax-it nënshkroi për skuadrën torineze në vitin 2019, kur Juventusi i pagoi klubit të Amsterdamit 85.5 milionë për lojtarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll