Sport

VIDEO/ Një olimpiste amerikane, sulmohet brutalisht nga një i panjohur në rrugët e Los Anxhelosit: "Ai kishte urrejtje në sytë e tij"

Një i pastrehë sulmoi volejbollisten Kim Glass të kombëtares së SHBA-së, e cila pësoi lëndime të rënda. Agresori ndalohet

12 Korrik 2022, 11:25 Nga DOSJA

VIDEO/ Një olimpiste amerikane, sulmohet brutalisht nga një i panjohur

SHBA - Kim Glass, një medalje argjendi për Shtetet e Bashkuara në volejboll në Lojërat Olimpike të Pekinit 2009, u sulmua nga një burrë 'i pastrehë' me një shufër çeliku në rrugët e Los Anxhelosit. Videoja e Kim Glass-it, e gjakosur dhe e plagosur në trotuar, u regjistrua nga Benson Parks, i cili arriti të ndalojë njeriun përgjegjës për sulmin.

"Ai thjesht më shikoi me sy të urryer. Dhe kur u ktheva për të shkuar, i thashë mikut tim: "Mendoj se diçka nuk shkon me këtë person dhe më duket se ai do të na godasë". Por befas një si tub metalik, më goditi pikërisht këtu. Ndodhi shumë shpejt,"- shpjegoi Kim Glass në TMZ Sports.

Kim Glass pësoi fraktura të shumta në fytyrë dhe iu deshën disa qepje për të mbyllur plagët e saj. "Po, kam fraktura të shumta. Dukem si ET",- tha me shaka volejbollistja modele. Pavarësisht dëmtimit të konsiderueshëm në syrin e djathtë, mjekët besojnë se 36-vjeçarja Kim Glass, ylli i volejbollit amerikan nuk do të ketë probleme dëmtimi.

Kim Glass pranoi, se sfida e saj tani është të jetojë pa frikë në qytetin e mbushur me krime të Los Anxhelosit, pasi ka jetuar më parë në Rusi, Porto Riko, Turqi, Republikën Çeke, Azerbajxhan, Kinë dhe Brazil. "Djema, jini të sigurt, ka shumë pacientë mendorë tani në këto rrugë. Nuk duhet të keni frikë kur ecni, por jinni të kujdesshëm. Jini të sigurt, mirë?,"- ndau Kim Glass në rrjetet e saj sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll