Sport

PSG del në treg, kërkon të grumbullojë 100 milionë nga shitjet e 'tepricave'…

Sipas ‘L'Équipe’, menaxhmenti sportiv i PSG-së ka bërë një vlerësim të lojtarëve që dëshiron të shesë para përfundimit të merkatos.

12 Korrik 2022, 07:25 Nga DOSJA
PSG del në treg, kërkon të grumbullojë 100 milionë nga

FRANCE - Për shumë vite, një nga problemet e mëdha të PSG-së ishte paaftësia e tyre për të fituar para nga shitjet. Leonardo ishte një rekrutues i shkëlqyer i lojtarëve, por për sa i përket të ardhurave, ai nuk ishte kurrë një menaxher i mirë. 

Pas largimit të brazilianit dhe me ardhjen e Luis Campos dhe Antero Henrique, parizienët duan të krijojnë një treg, në të cilin do të kërkojnë të afrohen 100 milionë euro në shitje, siç tregon ‘L'Équipe’. Henrique, i cili ishte drejtor sportiv i klubit për dy sezone (2017-2019), ishte ai që arriti të shiste Guedes për 40 milionë euro te Valencia, duke u bërë shitja më e rëndësishme në historinë e PSG-së. Ai gjithashtu futi 24 milionë për Yuri Berchiche, duke u zbuluar si një shitës i madh në treg.

Gjatë afatit kalimtar aktual, PSG ka vendosur tashmë çmimet e disa lojtarëve në mënyrë që të balancojë llogaritë e tyre. Një nga favoritët për t'u larguar nga kryeqyteti francez është Leandro Paredes. Megjithatë, dhe sipas ‘L'Équipe’, për argjentinasin skuadra kryeqytetase i ka kërkuar Manchester Unitedit 35 milionë euro kur kërkuan shërbimet e tij, një shumë e përballueshme për shumë pak ekipe europiane.

Për Abdou Diallo, historia është pothuajse e njëjtë. Antero Henrique, i njohur si një negociator i ashpër, i kërkoi Milanit 30 milionë euro për lojtarin e kombëtares senegaleze, performanca e të cilit ka qenë më shumë se zhgënjyese. Për Kalimuendo, ardhur nga skuadra e të rinjve të PSG-së, klubi kërkon 25 milionë, ndërsa i riu Dina Ebimbe kushton 5, edhe pse pak javë më parë ai refuzoi pesë milionë nga Bayer Leverkusen për mesfushorin.

Ato gati 100 milionë euro e siguruara nga në shitjet për momentin, janë një utopi për PSG-në, pasi merkato është në rënie dhe ka shumë lojtarë që kanë pak minuta në ekipin e parë. Të tillë janë rastet e Wijnaldum apo Icardi, për të cilët parizienët nuk presin mrekulli në treg, apo Kurzawa, Draxler apo Danilo. Javë intensive janë përpara në Paris në përpjekje për të lehtësuar një skuadër që kishte 35 lojtarë sezonin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll