Sport

Vjen lajmi i bujshëm! 17 vite martesë, Totti ndahet nga Ilari Blasi

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij, Ilari Blasi janë ndarë zyrtarisht.

11 Korrik 2022, 22:52 Nga DOSJA
Vjen lajmi i bujshëm! 17 vite martesë, Totti ndahet nga Ilari Blasi

ITALI-Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij, Ilary Blasi janë ndarë zyrtarisht. Lajmi  e konfirmon "Corriere della Sera" duke vulosur një kapitull të gjatë thashethemesh. 

Lajmi ishte në ajër prej muajsh, që kur Dagospia zbuloi tradhtinë e pretenduar të Tottit me Noemi Bocchi-n, duke konfirmuar thashethemet për një ndarje të afërt me gruan e tij.

Kështu përfundon pas 17 vitesh martesë një nga historitë më të rëndësishme të dashurisë në Itali me shumë dasma të festuara live në nivel kombëtar dhe certifikatat e shumta të dashurisë në momentet më të rëndësishme të karrierës së futbollistit dhe prezantueses. Ata janë prinder të tre fëmijëve.

E.Ç (Dosja.al)

totti

Sondazh

Poll