Sport

Kampion i botës me Argjentinën, sot punon në komunale: "Kam rrogë të sigurt, ndihem me fat"

Miguel angel Oviedo është ish-mesfushori i Argjentinës që u shpall kampion bote në vitin 1978, historia e tij nis nga realizmi i jetës që rrjedh shumë shpejt

11 Korrik 2022, 21:41 Nga DOSJA
Kampion i botës me Argjentinën, sot punon në komunale: "Kam
Miguel angel Oviedo

ARGJENTINË- "Disa nga ish-shokët e mi të skuadrës duhej t'i shisnin fanellat nga nevoja". Miguel angel Oviedo është ish-mesfushori i Argjentinës që u shpall kampion bote në vitin 1978, historia e tij nis nga realizmi i jetës që rrjedh shumë shpejt, nga e tashmja e përbërë nga fëmijë “të cilët as nuk e dinë se çfarë do të thotë të fitosh një titull atë” dhe nuk të njohin, nga folklori i së shkuarës që sot i ka flokët të bardhë.

Gjithçka kalon. Mbeten kujtimet e bukura pavarësisht akuzave se në atë vit, junta ushtarake bëri gjithçka që përfaqësuesja e Argjentinës të fitonte Kampionatin Botëror. "Unë e kam ndërgjegjen e pastër. Na thirrën për të luajtur Botërorin '78 dhe bëmë atë që duhej të bënim - thotë ai për Infobae -. Asnjëri prej nesh nuk doli në rrugë me automatik, sepse gjithçka që bëmë ishte të luanim futboll dhe asgjë tjetër. Por në vendin tonë ai ekip nuk njihet".

Ai fitoi 35,000 dollarë për atë fitore. "Atëherë ishin kaq shumë", ai mbeti në botën e futbollit edhe pse ishte larguar nga futbolli aktiv, duke stërvitur skuadra si Talleres, Racing de Córdoba dhe klube të tjera në ligën e Córdoba. Pastaj historia e tij ndryshoi papritur.

Sot, në moshën 71-vjeçare, ai e shikon futbollin nga larg dhe i zhgënjyer, megjithëse mbeti pasioni i jetës, ai që e lejoi të gjente bukën e tij dhe të krijonte një të ardhme. Oviedo është një punonjës komunal, nëpunës administrativ dhe drejtues në qendrën sportive Municiapale Carlos Cerutti. "Kam 19 vjet që përgjigjem në telefon. Është një punë që më jep qetësinë për të pasur një rrogë të sigurt në fund të muajit. Nuk ka të bëjë me futbollin por me sportin në përgjithësi."

E.Ç (Dosja.al)

miguel angel oviedo argjentina

Sondazh

Poll