Sport

Rikthehet futbolli në Ukrainë: “Gjatë sulmeve ajrore, ndeshjet do të ndërpriten!”

Pavarësisht nga pushtimi i Rusisë i nisur në fund të shkurtit, kampionati i futbollit do të nisë në gusht, njoftoi të hënën Ministri i Rinisë dhe Sporteve të Ukrainës.

12 Korrik 2022, 07:31 Nga DOSJA
Rikthehet futbolli në Ukrainë: “Gjatë sulmeve ajrore,

UKRAINE - Pas një pauze gjashtëmujore, kampionati i Ukrainës do të rifillojë. Ai do të fillojë në gusht, siç ishte planifikuar, pavarësisht pushtimit të Rusisë nisur në fund të shkurtit, njoftoi të hënën Ministri i Rinisë dhe Sporteve të Ukrainës. Sezoni i ri “do të fillojë më 23 gusht”,- tha Vadym Gutzeit në Facebook.

Klubet e futbollit ukrainas vendosën më 26 prill të mbyllnin sezonin e kaluar para kohe, të pezulluar në shkurt për shkak të ofensivës ruse, pa caktuar një skuadër kampione.  Liderët e kampionatit Shakhtar Donetsk ishin dy pikë përpara Dynamo Kiev kur autoritetet ukrainase vendosën të mbyllnin sezonin.

Vadym Gutzeit siguroi gjithashtu, se ndeshjet e sezonit të ri do të zhvillohen në territorin ukrainas, por pa spektatorë dhe në respektimin e detyrueshëm të rregullave të dekretuara të sigurisë. “Gjatë sulmeve ajrore, ndeshjet do të ndërpriten dhe futbollistët, trajnerët dhe stafi do të duhet të lëvizin me shpejtësi në strehim”,- tha ministri.

Pjesa më e madhe e infrastrukturës sportive u dëmtua nga goditjet e trupave të Vladimir Putinit dhe shumë lojtarë të huaj u larguan nga territori ukrainas pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll