Politike

Berisha: Në qeverinë time kishte korrupsion, por firma e tenderëve ishte në nivel zv/ministrash

Ai tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që ua kaloi procedurat e tenderave ministrave duke bërë që abuzimet t'i kryenin ata.

11 Korrik 2022, 22:58 Nga F.M
Berisha: Në qeverinë time kishte korrupsion, por firma e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka pranuar se ka pasur korrupsion edhe në kohën që ai qeveriste. I ftuar në "Open", Berisha tha se në qeverinë e tij nuk ishte dënuar asnjë ministër sepse firmën e tenderave nuk e jepnin ata, por zëvendësministrat. Ai tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që ua kaloi procedurat e tenderave ministrave duke bërë që abuzimet t'i kryenin ata.

"Asnjë ministër në qeverinë time nuk mund të firmoste tendera. Edi Rama ia kaloi ministrave tenderat. Ishte në nivel zëvendësministri. A nuk e nisi Edi Rama me arrestimin e Arben Imamit. Do të arrestohet thoshte. I thoshte prokurori nuk ka asgjë mbi tokë. Gjeti zero. Vetëm në një vit gjykata e Tiranës ka dënuar 343 zyrtarë për korrupsion dhe e ke te faqja e DASH. Firma e korrupsionit shkonte deri te sekretar, zëvendësministër. Unë them ka dënuar gjykata se për të arrestuar ka qenë arrestuar 397. Nuk mund të dënosh ministrin për korrupsion kur ai nuk e ka bërë. Korrupsioni ka qenë, është bërë por kurrë në këto nivele. Është bërë në ato nivele që kanë pasur firmat,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha

Sondazh

Poll