Politike

Berisha: Nuk e futa në burg Fatos Nanon më 2005! I njoh meritën që pranoi rotacionin

11 Korrik 2022, 22:56 Nga F.M
Berisha: Nuk e futa në burg Fatos Nanon më 2005! I njoh meritën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se ai nuk ka pasur gisht në dosjen e Fatos Nanos, ish-kryeministër i Shqipërisë. I ftuar në 'Open", Berisha tha se gjatë kohës që ai ka qenë në qeveri nuk ka shtuar asnjë dokument të vetëm në dosjen e Nanos. Berisha shtoi se Nanos i njeh një tjetër meritë, faktin që ai pranonte rrotacion.

"A ka mundësi ta faktoj? E the për Fatos Nanon, është shumë e vërtetë, ke shumë të drejtë, ai ka qenë një vendim politik. Pse ka qenë politik? Fatos Nano u burgos njëherë. Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste. Shko po të duash, se ti e merr e ke aty, po gjete një të dhënë. Dosja ishte gati, nuk u bë nga ne. Por, Fatos Nanos i njoha një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin. Më tha dikush, por nuk e lashë për atë, më tha se cfarë qëndrimi do të mbaja unë, dhe thashë që i vlerësoj atij këtë moment dhe nuk kam për t’u marrë se njëherë ishte në burg ai dhe nuk kisha të bëhesha,"- tha Berisha. 

sali berisha fatos nano

Sondazh

Poll