Bota

Pas Putinit presidenti turk telefonon dhe Zelenskyn, diskutuan rreth bllokimit të grurit ukrainas

Presidenti turk i tha gjithashtu homologut të tij ukrainas se "dëshira e tij më e madhe është që paqja të vijë në Ukrainë" , ndërsa të dy theksuan se vazhdojnë të punojnë në planin e hartuar nga Kombet e Bashkuara për dërgimin e grurit ukrainas në tregun botëror.

11 Korrik 2022, 18:19 Nga d.a.
Pas Putinit presidenti turk telefonon dhe Zelenskyn, diskutuan rreth bllokimit
Zelenskyy dhe Erdogan

TURQI- Pas bisedës me Putinin, Erdogan foli me telefon edhe me Volodymyr Zelensky për çështjen e krijimit të korridoreve të sigurta për transportin e grurit ukrainas në Detin e Zi.

Presidenti turk i tha gjithashtu homologut të tij ukrainas se "dëshira e tij më e madhe është që paqja të vijë në Ukrainë" , ndërsa të dy theksuan se vazhdojnë të punojnë në planin e hartuar nga Kombet e Bashkuara për dërgimin e grurit ukrainas në tregun botëror.

Duke theksuar. Më tej, se zgjidhja midis Ukrainës dhe Rusisë në çdo rast do të vijë përmes diplomacisë dhe se dritarja për negociata duhet të mbetet e hapur, Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes, përfshirë ndërmjetësimin, për procesin e Stambollit.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, gjatë bisedës Putin-Erdogan, përveç situatës në Siri, është diskutuar edhe për luftën në Ukrainë dhe për krijimin e korridoreve të sigurta për eksportin e grurit në Detin e Zi.

Duke theksuar se i kushton rëndësi zgjerimit të mekanizmit ndërkufitar në Siri, Erdogan tha se është koha për të ndërmarrë veprime për planin e Kombeve të Bashkuara për të krijuar korridore të sigurta për eksportin e drithit në Detin e Zi.

erdogan telefonon zelenskyn gruri i vjedhur ne ukraine

Sondazh

Poll