Bota

Propozimi francez, deputetët e Maqedonisë së Veriut presin dokumentet nga Qeveria

Vendimi u mor gjatë koordinimit të zakonshëm të së hënës në Kuvend pasi për opozitën, vetëm informacioni prej një flete ishte i pamjaftueshëm.

11 Korrik 2022, 17:10 Nga d.a.
Propozimi francez, deputetët e Maqedonisë së Veriut presin
Kuvendi i Maqedonise se Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Deputetët do të marrin edhe dokumentet të cilat qeveria tashmë i ka publikuar e që kanë të bëjnë me informacionin për përmbajtjen e propozimit francez.

Vendimi u mor gjatë koordinimit të zakonshëm të së hënës në Kuvend pasi për opozitën, vetëm informacioni prej një flete ishte i pamjaftueshëm.

Protokolli mes Shkupit dhe Sofjes është i vetmi nga katër dokumentet e pakos të cilin nuk do ta marrin as deputetët dhe deri tek i cili nuk ka qasje akoma as opinion.

VMRO-DPMNE-ja kërkon debat më të gjerë në Kuvend.

“Kërkojmë urgjentisht të dorëzohet protokolli mes Maqedonisë dhe Bullgarisë i cili paraqet dokumentin më të rëndësishëm në këtë proces dhe i cili është kyç për t’u diskutuar rregullat e lojës mes dy vendeve në periudhën e ardhshme. Po ashtu, Kuvendi duhet të jetë i gatshëm t’i dëgjojë reagimet e qytetarëve, ekspertëve, sektorit civil dhe palëve të përfshira dhe të organizojë debat dhe shqyrtim të këtij propozimi”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Por për shumicën, nuk ka arsye për t’u pritur më shumë.

“Kur të vlerësojë kryetari i Kuvendit, në korniza të Rregullores por nuk ka nevojë për të pritur, nuk shoh arsye. Meqë diskutojmë çdo ditë për këtë çështje nuk e shoh kontestuese që të diskutohet edhe në institucionin ligjvënës. Protokolli nuk është finalizuar. Si të shpërndahet me opinionin diçka që nuk është finalizuar dhe nuk është firmosur?”, u shpreh Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar BDI-së.

VMRO-DPMNE-ja nuk sheh më arsye që të vazhdojnë bisedimet e grupeve të punës për propozimin francez dhe përpilimin e propozim-konkluzioneve të Kuvendit. Por, shumica është e hapur edhe nëse opozita maqedonase ndryshon mendim.

Sa i takon pyetjes a do të vazhdojnë ata negociata, ja e them hapur se ne jemi të gatshëm edhe sot, nesër ose kurdo që të vendosin deputetët e opozitës të bisedojmë për propozim-konkluzionet. Me ata propozim-konkluzione do t’i heqim të gjitha dilemat në opinion, edhe për gjuhën, edhe për historinë, edhe për çështjet bilaterale, arsimin, për veçantinë e popullit maqedonas me të gjitha elementet e tij”, theksoi Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Seanca plenare nuk është caktuar akoma por mund të caktohet në cilindo moment që të vendosë kreu i Kuvendit.

kuvendi i maqedonise se veriut propozimi francez jovan mitreski

Sondazh

Poll