Bota

Porche, shampanjë&gaforre! Martohet ministri gjerman, dasma pasohet me kritika

Çifti lidhi kurorë në ishullin Sylt, katër vjet pas takimit të parë që kishin pasur në ishull. Ndërsa vetë dhe të ftuarit i dërguan atje me një avion të vogël privat.

11 Korrik 2022, 17:02 Nga k.m.
Porche, shampanjë&gaforre! Martohet ministri gjerman, dasma pasohet me
Christian Lindner dhe Franka Lehfeldt

GJERMANI- Ministri i Financave, Christian Lindner lidhi kurorë me gazetaren Franka Lehfeldt. Dasma, e cila kishte në menu, sallata me gaforre dhe shampanjë, u komentua gjatë në mendiat dhe rrjetet sociale. Reagimet dhe komentet negative të shkaktuara nga “martesa e dyfishtë” – moderne dhe ajo në kishë – e ministrit gjerman dhe reporteres politike të WELT TV, vijnë për shkak të të zgjedhjes luksoze të çiftit për t'u martuar në kohë lufte, në mes të krizës energjetike dhe ekonomike.

Çifti lidhi kurorë në ishullin Sylt, katër vjet pas takimit të parë që kishin pasur në ishull. Ndërsa vetë dhe të ftuarit i dërguan atje me një avion të vogël privat. Midis personaliteteve që morën pjesë në dasmë ishin kancelari Olaf Scholz dhe lideri i kristiandemokratëve (CDU) Friedrich Merz, të cilët gjithashtu janë përfshirë në vorbullën e akuzave ndaj tyre.

Komentet nuk munguan as për zgjedhjen e një makine sportive ‘Porsche’ për mbërritjen e nuses në kishë dhe largimin e çiftit prej saj, mobilizimin e qindra policëve për sigurinë e ceremonisë dhe bllokimin e të gjithë rrugëve që të çonin në kishë. Por nuk u la pa vëmendje fakt që bënë edhe një dasmë fetare, pavarësisht se si Lindner ashtu edhe Lefeld janë larguar zyrtarisht prej kohësh nga Kisha Ungjillore Gjermane. Mediat gjermane janë fokusuar edhe tek veshjet shumë të shtrenjta që zonja Lefeld ka veshur në dy ceremoni, me vlerë totale prej 13 mijë eurosh.

Tashmë shumë po e paralelizojnë sjelljen e Christian Lindner me atë të kryeministrit britanik në largim Boris Johnson. Kur u mor në pyetje, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Nadine Calvey, u kufizua në përgjigje, duke u shprehur se ishte një ngjarje private e ministrit. 

Fejesa e çiftit u zhvillua në mesin e shtatorit në Berlin, në ditëlindjen e Lefeld, me një rreth të ngushtë familjar, në tavernën e famshme greke “Kasambalis”. Fillimisht, 43-vjeçari Lindner - lider i Partisë Liberale (FDP) dhe e dashura e tij kishin planifikuar një dasmë romantike në Toskanë. Sidoqoftë, pandemia e koronavirusit si dhe lufta e Putinit në Ukrainë luajtën një rol në ndryshimin e planeve të çiftit. Por problemi më i madh që e detyroi ministrin të anulonte dasmën në Itali ishte për arsye sigurie pasi ai është anëtar i qeverisë gjermane. Autoritetet italiane nuk ofruan siguri për mbrojtjen e të ftuarve të tij.

christian lindner franka lehfeldt gjermani

Sondazh

Poll